Osmani para fillimit të samitit takon kryeministrin e shtetit që është skeptik për vizat

23 qershor 2022 | 11:36

Presidentja Vjosa Osmani para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor ka biseduar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, vendi i të cilit është akoma skeptik sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

Përveç samitit me Ballkanin Perëndimor, Këshilli i BE-së, mblidhet sot dhe nesër për të diskutuar çështje të ndryshme, takim i cili është shpresëdhënës që vizat të jenë temë diskutimi edhe pse zyrtarisht nuk janë në agjendë.

Në pamjet e shfaqura nga Këshilli i BE-së, shefja e shtetit është parë duke biseduar edhe me kancelarin Scholz dhe presidenten e Komisionit Evropian, Von der Leyen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesor i nderuar, po e realizojmë këtë intervistë dhe po…