Osmani pas takimit me liderët e partive: Diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe konstruktiv

15 maj 2025 | 15:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar liderët politikë që ishin pjesë e takimit të thirrur nga e para e shtetit për siç tha, qasjen konstruktive që kishin.

Osmani ka thënë se ndonëse kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave, ekziston një disponim minimal për të dalë nga kriza.

“Diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe konstruktiv, ndoshta për shkak të përvojës së gjatë, kam parë lloj-lloj takimesh, ky nuk ka qenë i tillë. Tymi i bardë del vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit. Disponim minimal e thashë në kontekstin që vullnet ka tek të gjithë liderët për të gjetur zgjidhje, dhe për të dëgjuar edhe ide të reja. Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vijmë deri këtu”,  ka thënë Osmani në një konferencë për medie pas takimit me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

Ajo ka sqaruar se ky takim ka qenë i fokusuar vetëm tek konstituimi i Kuvendit.

“Më lejoni të sqaroj se ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme, nga java tjetër do të takoj liderët e partive edhe individualisht për të vazhduar edhe me formate më pas sipas nevojës. Këto nuk janë konsultime për krijimin e qeverisë sepse këto i takojnë ekskluzivisht partive politike. Diskutimet e sotme, së paku nga ana ime, kanë qenë të fokusuara në tërësi te çështja e konstituimit të Kuvendit…”, k thënë Osmani.

Më tutje, Osmani folur për pasojat e moskonstituimit të Kuvendit.

“Sot bëhet një muaj nga seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, por që fatkeqësisht edhe pas 16 përpjekjesh nuk ka pasur rezultat në konstitumin e Kuvendit. Pasojat kryesore i bartë vendi ynë dhe qytetarët, kjo është arsyeja pse në zbatim të kompetencave të presidencës kam ftuar kryesuesit e partive politike dhe bartësit e koalicioneve, dhe pas pak do të takohem me partitë e komuniteteve joshumicë për të diskutuar rrugën përpara”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Prof. Jeton Kelmendi Parti e Albin Kurit e cila…