Osmani pas vizitës te familja e Afrim Bunjakut: I vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë

24 prill 2026 | 19:20

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar të premten te familja e heroit Afrim Bunjaku, pas dënimit të tre terroristëve të Banjskës.

Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se i vizitoi me dhimbje, por edhe me krenari të thellë.

“Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republika e Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë.

Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtësia në Kosovë ka dhënë sot verdiktin për rastin “Banjska”,…