
Osmani për heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane: Kosova është partnere e besueshme
01 gusht 2025
| 13:25
Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë me dije se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë zero për të gjitha mallrat amerikane.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X”, ka theksuar se është krenare që Kosova është i vendi i parë që ka propozuar heqjen e kësaj tarife.
“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, ka shkruar Osmani.
Qeveria në detyrë ka marrë sot vendim që ta heqë tarifën prej 10 për qind për mallrat nga Amerika.