Osmani për iftar në Lipjan, Sopa: Është traditë e familjes, nuk ishte organizim partiak

10 mars 2026 | 11:06

Fadil Sopa ka reaguar në lidhje me raportimet ku presidentja Vjosa Osmani mori pjesë e përkrah ishte edhe Haxhi Avdyli, por në raportim u tha të kishin qenë dhe disa përfaqësues të LDK-së,

Për këtë ai tha se për më shumë se dhjetë vjet familja Sopa, për çdo vit, gjatë muajit të Ramaznit e fton për iftar presidenten Osmani. Teksa tregon për traditën e këtij iftari ai mohon të ketë qenë organizim partiak.

Postimi i plotë:

Reagim

Ka më shumë se 10 vite që familja Sopa, çdo vit gjatë Ramazanit, e fton për Iftar Presidenten Vjosa Osmani.

Edhe mbrëmë, ajo ishte e ftuar në familjen time, e shoqëruar nga familja e saj dhe kabineti i saj.

Kjo është një traditë e familjes sonë dhe një mikpritje që e kemi ruajtur ndër vite. Përgjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta përshendetur Presidenten dhe për fotografi. Por kjo assesi nuk është organizm partiak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga finalistët më të komentuar të këtij edicioni, Ludo…