Osmani për Lojërat Mesdhetare: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

08 shtator 2023 | 19:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë sportistë kosovarë që të prekin majat e suksesit.

Ajo theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

“Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe”.

“Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, u shpreh Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Primozh Gliha ka folur edhe…