Osmani për rekrut e rinj të FSK-së: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 qershor 2025 | 13:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar me krenari për 350 rekrut e rinj të FSK-së që u betuan sot në një ceremoni ushtarake që u mbajt në Ferizaj.

E para e shtetit ka thënë se ushtria e Kosovës po rritet me guxim e vendi po ec përpara me krenari.

“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën! Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari!”, ka shkruar presidentja Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Kinën se…