
Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Tiranës
14 maj 2025
| 15:35
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian më 16 maj do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Tiranë të Shqipërisë.
Nga Kosova në këtë samit do të shkojë presidentja Vjosa Osmani.
“Sikurse në samitet paraprake, presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.