Osmani: Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit

27 janar 2022 | 11:43

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ka bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore për hebrenjtë që janë zhdukur në kampet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

“Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.  Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.
Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm. Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskiriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!”, ka shkruar Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas ‘The Sun’, 58 vjeçari po ndihet “shumë komod” me…