
Osmani përkujton komandant Ismet Jasharin – Kumanova: Ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm
25 gusht 2025
| 15:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar komandant Ismet Jashari – Kumanova, si njëra nga figurat emblematike të UÇK-së.
“Në 27-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim dhe krenari, komandant Ismet Jashari – Kumanova, njërin ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri. Në këtë ditë, nderojmë gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun e tyre shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.