Osmani: Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne

08 mars 2025 | 12:34

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne.

“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas”.

“Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë. Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në momentin kur Kosova po përkujtonte njërën nga datat më…