
“Osmani po takohet me njerëz të LDK-së, PDK-së e AAK-së për t’i siguruar votat edhe për një mandat”
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar lotimin e saj për rizgjedhje në këtë post.
Sipas tij Osmani është duke u takuar për konsultime kryesisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës ku siç është shprehur ai ‘asaj i shkon fjala’.
Mirëpo, Haliti ka thënë se edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka persona që shkojnë të takohen me Osmanin.
“Domosdoshmërisht tani fillon beteja e presidentes sepse i duhen votat sepse unë e di cka po zihet. I duhen dy të tretat në Kuvend ajo është duke lobuar kryesisht me një parti që i shkon fjala dhe edhe me të tjerët paksa se i ka thirr për kafe, pra ajo është e interesuar. Asaj i shkon fjala te dikush dikush. Edhe në PDK i shkon fjala se mos mendoni që s’ka në PDK njerëz që s’shkojnë me pi kafe me të, edhe në PDK ka e edhe në AAK ka njerëz të tillë. Në LDK ka shumë inate kundër saj por ka edhe shumë që e duan e ata që e duan tani për tani janë faktorë më të mëdhenj në LDK”, ka deklaruar Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.