
Osmani: Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë
13 qershor 2025
| 12:38
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministrin japonez Shigeru Ishiba.
Ajo ka falënderuar atë për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e tij për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Japonisë.
Gjatë takimit, biseduan për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
“Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit – vlera që na bashkojnë me Japoninë. Populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit tonë, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, ka thënë Osmani.