Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

08 maj 2025 | 15:32

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar të enjten letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.

Me këtë rast, Osmani i ka uruar ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në takim është theksuar rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Po ashtu, në takim është nënvizuar rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euroatlantik të shtetit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur entuziazmin dhe…