Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

01 shtator 2025 | 17:04

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar të hënën letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Me këtë rast, presidentja e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe shprehu bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej.

Osmani e vlerësoi Finlandën si partnere e rëndësishme e Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë.

Në këtë frymë, presidentja rikujtoi vizitën e saj zyrtare në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe si dëshmi konkrete të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me rastin e fillimit të…