
Osmani pranon titullin ‘Alumni i Nderit’ nga rektori i UP-së
07 tetor 2025
| 13:44
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar titullin “Alumni i Nderit” të Universitetit të Prishtinës.
Çmimin asaj ia ka dorëzuar rektori i UP-së, Arben Hajrullahu.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se “ka diçka thellësisht të bukur’’ kur një studente rikthehet në universitetin e vet.
‘‘Ka diçka thellësisht të bukur në rikthimin e një ish-studenteteje në universitetin e vet. Të rikthehesh këtu në Universitetin e Prishtinës, për të pranuar një nder nga ky tempull i dijes është emocion që nuk përshkruhet lehtë’’, ka thënë Osmani.