Osmani pranon titullin ‘Alumni i Nderit’ nga rektori i UP-së

07 tetor 2025 | 13:44

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar titullin “Alumni i Nderit” të Universitetit të Prishtinës.

Çmimin asaj ia ka dorëzuar rektori i UP-së, Arben Hajrullahu.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se “ka diçka thellësisht të bukur’’ kur një studente rikthehet në universitetin e vet.

‘‘Ka diçka thellësisht të bukur në rikthimin e një ish-studenteteje në universitetin e vet. Të rikthehesh këtu në Universitetin e Prishtinës, për të pranuar një nder nga ky tempull i dijes është emocion që nuk përshkruhet lehtë’’, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka…