
Osmani pret ambasadorin britanik Hargreaves, flasin për konstituimin e Kuvendit
02 shtator 2025
| 21:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj Kosovës dhe ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik.
Po ashtu, në bisedë u trajtua edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Presidentja riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.