Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

10 dhjetor 2025 | 13:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Osmani ka thënë se me Begajn biseduam për “bashkëpunimin tonë të pandalshëm” dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

“Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian (BE) për dy shtetet tona”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës,…