Osmani pret në takim një delegacion nga Arabia, i falënderon për ndërtimin e spitalit të fëmijëve

13 shtator 2021 | 14:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), të udhëhequr nga kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed dhe dr. Maitha bint Salem Shamsi, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti i tij që nga viti 1999.

Një falënderim të posaçëm, presidentja Osmani e ka bërë për spitalin e fëmijëve “Sheikh Fatima”, i cili është përuruar të hënën dhe është donacion i këtij shteti. Një investim të tillë, presidentja Osmani e cilësuar tepër me rëndësi për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve kosovare.

Presidentja Osmani  dhe Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed janë pajtuar që ta vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, me trajnim të kuadrit shëndetësor dhe ofrimin e pajisjeve bashkëkohore mjekësore.

Ndërsa dr. Maitha bint Salem Shamsi, ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë mbështetjen në projekte konkrete, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve mjekësor për nëna dhe fëmijë.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani është angazhuar për thellimin e bashkëpunimit me EBA-të edhe në fusha të tjera, si fusha e bujqësisë, turizmit dhe shkëmbimit tregtar.

Fokus i veçantë në takim i është kushtuar edhe mundësive për bashkëpunim kulturor, teksa të dy palët janë dakorduar për organizimin e një ekspozite me punime artizanale të grave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjes i erdhi fundi. Pas ndeshjeve interesante të Superligës, të…