Osmani prezanton 13 kandidatët femra të LDK-së në Fushë Kosovë: Program i qartë për familjen dhe gruan

02 tetor 2025 | 00:35

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, zhvilloi sonte një takim elektoral të veçantë me gratë dhe vajzat e komunës, në ditën e parë të Muajit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Gjatë takimit, Osmani prezantoi me krenari 13 kandidatët femra të LDK-së, të cilat po japin maksimumin përmes profesionalizmit, integritetit dhe pasionit të tyre, me synimin e fitores më 12 tetor.

Në këtë atmosferë, u prezantua edhe programi qeverisës i LDK-së për familjen dhe gruan, një vizion që synon të garantojë mbështetje më të madhe, siguri dhe mundësi të barabarta për të gjitha qytetaret e komunës.

“Ky bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që na pret,” tha Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje dhe zhvillim lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, të mërkurën u bë…