Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti i Maltës

02 mars 2022 | 17:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vizitës zyrtare në Turqi është duke qëndruar në Maltë.

Ajo në Maltë është pritur me nderime shtetërore nga homologu nga Malta, George Vella. Osmani ka thënë se e ka falënderuar presidentin Vella për mbështetjen që Malta i ka dhënë Kosovës.

“Faleminderit për mikpritjen, Maltë! Në ditën e parë të qëndrimit në Maltë, u prita nga presidenti i Republikës së Maltës, dr. George Vella, të cilin e falënderova për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe tani në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian dhe në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nehat Mustafa, ish-zëvendësministër i Arsimit Arsimi dhe Pandemia COVID-19…