Osmani pritet me nderime të larta në Malajzi

02 maj 2025 | 09:19

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta shtetërore në kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi.

Ky shtet para pak ditësh ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, me Osmanin që e kishte cilësuar këtë hap të rëndësishëm dhe kishte zbuluar se Kosova do të hapë ambasadën e saj në Kuala Lumpur gjatë vizitës së saj.

“Faleminderit Kryeministër Anwar Ibrahim për mikpritjen”, shkroi sot presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook.

       

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas publikimit të…