Osmani priti në takim auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca

19 tetor 2021 | 15:13

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim auditoren e përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

“Presidentja Osmani i ka uruar detyrën znj. Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë. Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punoj në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet”, është thënë në njoftimin për medie nga zyra e Osmanit, duke u shtuar se  Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar Presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së. Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët…