
Osmani priti në takim Endrit Shalën e Nismës, temë e diskutimit data e zgjedhjeve
23 dhjetor 2020
| 11:39
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e Nismës së Kosovës, Endrit Shala, në vazhdën e takimeve me paritë parlamentare për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Osmani të martën ka takuar edhe përfaqësuesit e partive nga LV-ja, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja.
Të gjitha partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje, ndërsa fundi i janarit ka qenë një nga opsionet për organizmin e zgjedhjeve.