Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

03 tetor 2022 | 16:29

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Në takim me komandantin Kajari, presidentja Osmani, ka diskutuar për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

Osmani e ka vlerësuar kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu ka shprehur vlerësimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it.

Edhe komandanti Kajari, ka falënderuar presidenten Osmani për bashkëpunimin dhe ka uruar që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS ka njoftuar se sot, teksa e tërë bota, e…