Osmani priti në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes

12 gusht 2023 | 14:22

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Me këtë rast, Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s.

Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.

Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësja federale Tanya Chutkan i dha përgjithësisht të drejtë avokatëve…