Osmani priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës

20 tetor 2020 | 19:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, ka diskutuar kërkesat e zjarrfikësve, të cilat nuk janë adresuar prej vitesh të tëra.  

Përfaqësues të Sindikatës së Zjarrfikësve kanë bërë të ditur se problemet për ta janë akumuluar që moti, teksa kushtet e punës janë rënduar, statuti juridik i tyre ka mbetur i pazgjidhur.

Zjarrfikësit i thanë kryetares Osmani se janë kategori me nivel të lartë rreziku, porse nuk kompensohen për punën e bërë në ndërrimin e natës, sikurse as rrezikshmëri e as për shujta.   

Nga ana tjetër, kryetarja Osmani ka thënë se vlerëson punën e madhe të zjarrfikësve të Kosovës dhe se i konsideron legjitime kërkesat e tyre.

Sipas saj, me buxhetin për vitin 2021 do të kërkojnë t’i adresojnë çështjet e ngritura, specifikisht mbi linjën buxhetore për zjarrfikësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të…