Osmani propozon ngritje të mocionit të mosbesimit individual ndaj Rakiqit, jep një javë afat

09 korrik 2020 | 13:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një projektrezolutë ku njëra prej pikave është edhe ngritja e mocionit ndaj zëvendëskryeministri Goran Rakiq.

Kjo lidhet me deklarimin e Rakiqi ku ka thënë se “mbështetet iniciativat politike dhe diplomatike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për Kosovën e Metohinë”.

“Mund të ngritet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individualë që kanë cenuar integritetin ekzistencial të vendit. Propozim-rezoluta ka të bëjë me deklaratën e një zëvendëskryeministri që i bashkohet fushatës politike dhe diplomatike kundër shtetit tonë”, është shprehur Osmani.

Për këtë ajo i ka dhënë afat një javë Qeverisë që të veprojë, përndryshe do të ngritet mocioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se duke filluar nga dita…