Osmani propozon zgjatje buxhetore: Këtë detyrim ta marrë unë

31 tetor 2025 | 16:00

Në adresimin e saj për medie, pas takimit me liderët politik, presidentja Vjosa Osmani ka treguar se ka propozuar zgjatje buxhetore për të shmangur një krizë pagash për punëtorët e sektorit publikë.

Ajo ka thënë se nuk kishte gatishmëri nga shumica e liderëve të partive për një gjë të tillë.

Osmani ka treguar se ka propozuar edhe që të bëhet zgjatja buxhetore deri më 31 mars 2026.

“Kërkova një rrugë me dakordim të partive për procedim të buxhetit dhe Planit të Rritjes. Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit, por unë propozova që të shikojmë mundësi të tjera kushtetuese që është zgjatja buxhetore që së paku deri më 31 mars 2026 qytetarët të mos përballem me situatë ku nuk kanë paga dhe mirëqenie. Kjo çështje nga disa u shqyrtua, do të jem në kontakt me partitë nëse ekziston një mundësi e tillë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se mund ta marrë si detyrim dhe ta procedojë zgjatjen buxhetore si dhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend.

“Prandaj edhe propozimi im ishte që sipas nenit 79 të Kushtetutës, që nëse ata s’dakordohen që këto iniciohen si nisma legjislative nga qeveria, atëherë atë detyrim ta marr unë dhe si presidente t’i procedoj edhe zgjatjet buxhetore edhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend meqenëse nuk i kam kompetencat e kufizuara dhe një gjë e tillë njihet si e drejtë e presidentes”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen…