Osmani: Punëtorët e ‘Trepçës’ ende nuk e kanë marr pagën e muajit dhjetor

14 janar 2021 | 15:07

Punëtorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” ka ditë që nuk i kanë marr pagat e muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrje, Gani Osmani, duke shtuar se janë duke punuar me mjetet e tyre financiare.

Ai tha se, është bërë një marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe menaxhmetit që të presin deri më 20 janar. “Kemi mbetur ende pa i marr pagat e muajit dhjetor të vitit të kaluar. Është bërë marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe menaxhmetit, që të presim për paga deri më 20 janar, varësisht se kur do të shitet një koncentrat i xeheve që të merren paratë. Për momentin jemi duke punuar me paratë tona. Edhe pse jemi në gjendje të vështirë, por jemi duke pritur presim deri më atë datë”, u shpreh Osmani për “Telegrafin”.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati “Trepça”, është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…