Osmani: Refugjatët nuk janë numra, ata janë histori mbijetese, force dhe shprese

20 qershor 2025 | 15:23

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka thënë se ishte edhe vet refugjate në kohën e Sllobodan Millosheviqit, kur ishte zhvilluar lufta e fundit në Kosovë.

Osmani ka thënë se nuk do të harrojë kurrë se çfarë është të jesh refugjat.

“Refugjatët nuk janë numra. Ata janë histori mbijetese, force dhe shprese. Isha refugjate gjithashtu, ashtu si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë tona përmes veprimeve gjenocidale të Millosheviqit”.

“Në Ditën Botërore të Refugjatëve, duhet t’i kujtojmë vetes se askush nuk dëshiron të jetë refugjat, por kushdo mund të bëhet i tillë. Ne kujtojmë se çfarë do të thotë të humbasësh shtëpinë, sigurinë, zërin tënd. Ne betohemi të mos harrojmë kurrë”, ka thënë Osmani në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian i ka transferuar Serbisë mjetet e parafinancimit nga…