Osmani: Rrezik nga një Republika Srpska në veri të Kosovës

11 shtator 2020 | 18:29

Është e rëndësishme që tashmë ekziston një rol shumë më aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Kosova ka pritur më shumë nga takimi i zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, thotë në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo shpreh mendimin që delegacioni i Kosovës në Uashington ka dështuar në pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me emrin kushtetues të vendit, me njohjen ndërsjellë me Serbinë, si dhe te çështja e mini-Schengenit.

Por, sipas saj, brenga kryesore sot është ajo se çfarë është duke ndodhur me dialogun në Bruksel, për shkak se kryeministri i Kosovës “ka pranuar që të rihapet tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Osmani ka theksuar se më 21 qershor është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se tashmë është, duke shqyrtuar idenë e një iniciativë të re politike, si një “angazhim të përkohshëm”. Sipas saj, ideja e kësaj nisme është angazhimi për “çkapjen e shtetit, demokratizimin e vendit dhe hapjen e rrugës për profesionistët e vërtetë dhe njerëzit me integritet”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/30833777.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Werder Bremeni po tenton ta shesë sa më parë Milot…