Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb nga forcat serbe, duke e cilësuar incidentin si provë të qartë të politikës hegjemoniste të Beogradit ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Osmani theksoi se ky akt është dëshmi e qasjes së dhunshme të regjimit të Aleksandar Vuçiqit ndaj çdo qytetari që guxon të flasë të vërtetën për regjimin e tij autokratik.
	        
			
		
“Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës. 
Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme. 
Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla.”