Osmani shkruan për UÇK-në në 26-vjetorin e çlirimit: Historia e shkruar me gjak, nuk fshihet me gënjeshtra të lapsit

12 qershor 2025 | 11:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e çlirimit.

Ajo ka theksuar rolin e UÇK-së, duke theksuar se historia me gjak, nuk fshihet me gënjeshtra të shkruara me laps.

“Kosova e lirë, përjetë krenare! Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet”.

“Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet…