Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul

30 tetor 2022 | 08:56

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut pas tollovisë që u shkaktua në një organizim për festën e Halloween.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut.

U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qemal Murati  Nomen est omen (emri është sendi) - thoshin…