Osmani: Shpresoj ta thellojmë bashkëpunimin me ambasadorin Grenell në qeverinë e re

23 janar 2020 | 18:01

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka komentuar vizitën e të dërguarit special të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili është takuar edhe me drejtuesit e kësaj partie.

Ajo ka thënë se shpreson ta thellojnë bashkëpunimin me ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila sipas saj duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 6 tetor.

“Sot në LDK kishim kënaqësinë të mirëpresim të dërguarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë. Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 6 tetor”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi nuk është duke e planifikuar të shkarkojë trajnerin…