Osmani sot mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

20 nëntor 2025 | 08:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Klan Kosova merr vesh se takimi është thirrur për në orën 10:30.

Në ftesë, mes të tjerash, thuhet: “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

“Takimi do të mbahet më 20 nëntor 2025”.

Ky zhvillim vjen pasi në seancën e të mërkurës, i mandatuari nga LV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dështimi për formimin e Qeverisë edhe për herë të dytë…