Osmani sqarohet për fotografinë me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan: Dalë me mijëra qytetarë s’e di veprimtarinë e tyre

10 gusht 2025 | 22:37

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kapen sa më shpejtë autorët e tri vrasjeve në Gjilan, duke shtuar se “është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin”.

E njëjta, është deklaruar për fotografinë që iu publikua në media me Mefail Shkodrën, i dyshuar për rastin e vrasjeve sot në Gjilan.

Ajo thotë se “nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë”.

“Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”, shton Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi, ka publikuar numrat…