Osmani: Sunny Hill Festival është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet

02 gusht 2025 | 19:12

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Sunny Hill Festival është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet.

“Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale”.

“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës!”, ka shkruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…