Osmani synon mandatin e dytë presidencial: Kemi ende shumë punë, rruga vazhdon

08 janar 2026 | 14:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video në rrjetet sociale në kuadër të promovimit për marrjen e mandatit të dytë në krye të shtetit, ku përmend ‘arritjet e pesë viteve të fundit’ në politikën e jashtme dhe ‘forcimin e pozitës ndërkombëtare’ të Kosovës.

“Kosova nuk ka qenë vetëm pjesëmarrëse, por partnere dhe aleate, shpesh edhe udhëheqëse në tryezat kur marrin formë ngjarjet e botës”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka veçuar “marrëdhëniet historike” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rolin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë, si dhe pranimin e katër njohjet e reja – Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas- që sipas shefes së shtetit “forcojnë legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit” dhe “fuqizojnë zërin e Kosovës” në skenën botërore.

Në përmbyllje, ajo ka kërkuar mandatin e dytë për të vazhduar punën në “interes” të Kosovës: “Kemi ende shumë punë sepse kur një rrugë ndërtohet në interes shtetëror, dhe përkushtim të sinqertë, ajo nuk mund të ndalet në mes – ajo rrugë vazhdon”.

Mandati i Osmani përfundon në mars të vitit 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…