
Osmani takim me Presidentin austriak: Miqësia me Vjenën, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
11 maj 2025
| 17:23
Gjatë vizitës në Mauthausen për ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të Përqendrimit, Osmani u takua me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.
Gjatë diskutimeve për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën, Presidentja theksoi angazhimin e Kosovës për procesin e integrimit euro-atlantik dhe rëndësinë e mbështetjes së Austrisë në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës.