Osmani takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë biseduan

04 prill 2024 | 15:02

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka komentuar veprimet…