Osmani takohet me Dukën e Madh të Luksemburgut, bisedojnë edhe për situatën në veri

15 qershor 2023 | 13:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Luksemburg.

Gjatë kësaj vizite, Osmani është pritur në takim nga Duka i Madh, Henri, i cili ka njoftuar për takimin dhe agjendën e diskutimit me Osmanin.

“Duka i Madh ka pritur presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim në Luksemburg në kuadër të një vizite pune. Situata në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale ishin në agjendën e bisedës”, është thënë në njoftimin zyrtar të Dukës.

Duka i Madh në Luksemburg ka në funksion përfaqësimin e vendit të tij në politikën e jashtme.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i “Klan Kosovës”, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj vendimit…