
Osmani takohet me emisarin britanik, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Londër të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stewart Peach.
Osmani ka bërë me dije se me Peach kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe “hapat e rëndësishëm në dialog”.
“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.
While in London, I also met with the UK’s Special Envoy for WB Lord Peach.
We discussed recent developments including important steps in the dialogue, Kosovo's Euro-Atlantic integration, as well as the necessity to further strengthen our bond & cooperation with the UK. 🇽🇰🇬🇧 pic.twitter.com/ClwCtMBlz1
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 8, 2023