Osmani takohet me Kosnettin, premton bashkëpunim me opozitën për platformën e dialogut

07 prill 2021 | 16:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për situatën pandemike dhe sfidat që e presin Kosovën.

Osmani është zotuar se do të angazhohet në përpjekjet për të siguruar vaksinën, derisa ka përmendur edhe angazhimin në temën e dialogut me Serbinë.

Shefja e shtetit ka thënë se do të angazhohet për një platformë për dialogun, duke përmendur në veçanti konsultimet dhe përfshirjen aktive të opozitës në çështje që janë të rëndësisë së madhe për vendin.

Në takim, presidentja Osmani  e kas siguruar ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platformë të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

Ndërsa ambasadori Kosnett e ka uruar edhe njëherë presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me ShBA-në, e njëjta vlen dhe për ShBA-në dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë.

Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyjë përpara presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo ka theksuar se në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pamëdyshje në fokus të parë.

Më tutje, Osmani ka thënë se do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit.

Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojën për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, presidentja Osmani ka pohuar se do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë.

Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, Osmani dhe Kosnetti kanë theksuar nevojën për respektim të plotë të masave të prezantuara të qeverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.

Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Ankara ka dënuar të mërkurën 38 ish-zyrtarë…