Osmani takohet me kryeipeshkvin Paul Gallagher, shpreson që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës

25 shtator 2025 | 16:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me sekretarin për marrëdhënie me shtetet të Selisë së Shenjtë, kryeipeshkvin Paul Gallagher.

Ajo ka thënë se nën udhëheqjen e Papa Leonit shpreson që do të bëhen hapa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, takova sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë. Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër mungesës së madhe tek Seleçao dhe një formë fizike…