
Osmani takohet me kryeministrin e Holandës, i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
02 tetor 2025
| 16:57
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof në Kopenhagë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Ajo ka thënë se me të ka diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik.
Osmani ka thënë se kryeministrit holandez i ka kërkuar mbështetje për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë ajo.