Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë në Samitin Botëror të Qeverisjes

04 shkurt 2026 | 12:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me homologen e saj nga Tanzania, Samia Suluhu, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Takimi u zhvillua në Samitin Botëror të Qeverisjes.

“Me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes. Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë”, shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përmbushjes së objektivit për Mitrovicën e pastër,…