Osmani takohet me presidentin austriak: Austria, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë

25 gusht 2025 | 20:29

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Austri.

Ajo është takuar me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.

Osmani ka thënë se me ta ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës.

“Me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur.⛰️🌸Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë. 🇽🇰🤝🇦🇹”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florim Mataj nga Baballoqi, prej shumë vitesh është njëri ndër…